1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Serwer paralajmëron: Ballkani do të ndahet, ashtu do Moska e Beogradi

Rekomandime

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, që është profesor në Universitetin John Hopkins, ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga kolegu i tij Edward Joseph, në të cilën u përfshinë edhe gjashtë autorë, përfshirë edhe Lulzim Peci nga Kosova.

Në raportin e sapobotuar “Nga kriza në konvergjencë – Strategjia për të luftuar paqëndrueshmërinë në Ballkan në burimin e saj” nga Shkolla e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit Johns Hopkins dhe Qendra Wilson – një nga institucionet prestigjioze akademike të SHBA-së, është treguar se si duhet bindur shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën dhe se si irredentizmi po e rrezikon Ballkanin.

- Advertisement -

Serwer ka pasur disa pika në raport me të cilat nuk është pajtuar, përfshirë edhe me atë që thotë se nëse Kosova futet sa më shpejt në NATO, atëherë do të stimulohet Serbia ta pranojë rendin pereëndimor në Ballkan dhe do të frenohet Rusia.

Serwer në anën tjetër ka thënë se Washingtoni do të sanksionojë ata që promovojnë bashkimin në vija etnike.

“Raporti vë theks në bindjen e shteteve jonjohëse që të njohin Kosovën, duke respektuar vështirësitë e procesit. Kjo është pjesa qendrore e asaj që e quajnë një strategji “konvergjence”. Ata gjithashtu me të drejtë cekin se Greqia është një prej mosnjoëseve më të mundshme që do të bëjë gjënë e duhur. Pra, është për të ardhur keq që në raport nuk përfshihet një autor grek. Një nga arsyet e urgjencës në lidhje me njohjen është kërcënimi në rritje i irredentizmit. Beogradi po ëndërron një “Shtëpi serbe” ku do të përfshinin pjesët e banuara me serbë në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë. Kjo ide nuk dallon nga Serbia e Madhe. Kjo ishte ideja e Sllobodan Millosheviqit të futej në luftë në Kroaci e Bosnjë. (Kosova dhe Mali i Zi në atë kohë ishin nën kontrollin serb). Disa në Tiranë dhe Prishtinë, përfshirë kryeministrat aktualë, pëlqejnë idenë e Shqipërisë së Madhe, e cila përjashtohet në kushtetutën e Kosovës. Këto ambicie territoriale të motivuara etnikisht janë, siç thuhet në raport, shkaku kryesor i paqëndrueshmërisë në Ballkan. Por autorët bëjnë gabim duke sugjeruar që SHBA-ja të sanksionojë ligjërisht paladinët e tyre. Ky propozim tërheq shumë vëmendjen e shtypit në rajon, por nuk do të ndodhë. Washingtoni nuk vendos sanksione ligjore për opinione por për veprime. Zyrtarët amerikanë mund të kufizojnë aksesin dhe madje edhe vizat për zyrtarët e huaj që thonë gjëra që Washingtoni i konsideron destabilizuese”, ka shkruar Serwer në faqen e tij “Peacefare.net”.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se gabimi më i madh në raport është argumentimi se njohja dhe anëtarësimi eventual i Kosovës në NATO do të ndryshojë llogaritjen strategjike të Beogradit, do ta stimulojë Serbinë të pranojë rendin perëndimor për Ballkanin dhe do të frenojë Rusinë.

“Dyshoj në këto propozime. Beogradi pretendon se është neutral, por në fakt po riaarmatoset përtej çdo nevoje për t’u përballur me kërcënimet ushtarake. Edhe Serbia po shkon drejt një autokracie të brendshme. Politika e saj është zhvendosur përfundimisht drejt nacionalizimit virulent etnik. Opozita e saj demokratike është zhdukur, mediat nuk janë të lira”, ka shkruar Serwer.

- Advertisement -

Serwer ka thënë se njohja e Kosovës dhe përparimi i saj drejt NATO-s mund të ngjajë të ndalojë çdo ndërhyrje ushtarake të Serbisë. Por kjo do të stimulojë Serbinë më tej të marrë drejtime të gabuara e po ashtu politikanët nacionalistë do të përfitojnë.

“Të jem i qartë, më pëlqen ideja për të punuar shumë për njohjet nga jonjohësit në BE, veçanërisht nga ato katër që janë anëtare të NATO-s. Aleanca duhet të përgatitet për pranimin e Kosovës jo më vonë se deri në përfundim të ushtrisë së saj, që është paraparë më 2027. Por, nocioni se njohja dhe anëtarësi në NATO disi do të zhbëjë zhvendosjen e brendshme dhe ndërkombëtare të Serbisë në drejtimet e gabuara është e trilluar. Evropa ‘si e tërë dhe e lirë’ janë shkronja të vdekura tash. Po ashtu edhe Ballkani ‘i tërë dhe i lirë’. Rajoni do të ndahet, pasi kjo është mënyra që do Moska e Beogradi. Pyetja e vetme është se në çfarë vija do të vizatohet”, tha Serwer.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit