1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Serwer: Po përgatitet marrëveshje me shkëmbim territoresh e njerëzish, Borell po shkon në atë drejtim

Rekomandime

Mospërjashtimi i idesë së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, po shihet si një qëndrim i rrezikshëm dhe i pa sinqertë nga eksperti amerikan dhe njohësi i rrethanave në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Serwer thotë se Borell është duke lëvizur drejt linjës që po ndjek emisari i Trump, Richard Grenell.

- Advertisement -

Siç thotë Serwer, moskundërshtimi i prekjes së kufijve Kosovë-Serbi nga Borell nënkupton josinqeritet meqë siç thotë eksperti amerikan, spanjolli në krye të diplomacisë së BE’së tashmë e di shumë mirë që Thaçi dhe Vuçiq janë duke përgatitur një marrëveshje me shkëmbim njerëzisht e territoresh bazuar në linja etnike.

Borell është duke adoptuar linjën e Grenellit, gjë që është e pasinqertë dhe e rrezikshme. E pa sinqertë sepse ai e di fort mirë që presidenti Thaci dhe Vuçiq janë duke gatuar një shkëmbim të njerëzve dhe territoreve në baza etnike, gjë që është e paprecedentë në periudhën e pas Luftës së Ftohtë dhe shkel mbi parimin themelor mbi të cilin shumica e luftrave në Ballkan kishin nisur”, ka thënë Serwer për Express.

Ai tutje thotë se një qasje e tillë e Borell është e rrezikshme sepse një lëvizje e mundshme e kufijve do të shkaktojë efekt zinxhiror dhe destabilizim brenda Serbisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Maqedonisë.

- Advertisement -

E rrezikshme sepse një shkëmbim i tillë do të shkaktojë një reagim zinxhior të destabilitetit brenda Serbisë (veçanërisht Sanxhaku), Bosnje dhe në Maqedoni”, ka shtuar tutje Serwer.

Sipas tij një lëvizje e kufijve në Ballkan bauzar në vija etnike, do të ndikojë edhe në forcimin e pozitës së Rusisë në Gjeorgji, Moldavi e Ukrainë.

- Advertisement -

Serwer thotë se Borell duhet të shqetësohet edhe për atë se çfarë nënkupton për Kataloninë një lëvizje e kufijve për të akomoduar dallimet etnike e gjuhësore.

Gjithashtu do të forcojë pozitën e Putinit brenda Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Borell duhet të shqetësohet më shumë se çfarë do të thotë për Kataloninë rivizatimi I kufijve për të akomoduar dallimet gjuhësore/etnike”, shprehet profesori amerikan.

Në fund ai thotë se është fat i mirë që Gjermania ka qenë unike në kundërshtimin e lëvizjes së kufijve në baza etnike, por siç thotë Serwer shkuarja e Merkelit do të ngre shumë pikëpyetje meqë s’dihet se kush do të pasojë atë në pozitën e kancelares.

Fatmirësisht, Gjermnaia ka qenë e qartë dhe njëzëri në kundërshtimin parimor të shkembimit të territoreve dhe njerëzve bazuar në linja etnike. Por Merkel po shkon, dhe askush nuk e di se kush do ta pasojë atë”, ka përfunduar Daniel Serwer për Gazetën Express.

Borell në një intervistë për disa media të Ballkanit nuk ka kundërshtuar idenë e korrigjimit të kufijve, duke thënë se për një gjë të tillë u takon të merren vesh Kosova e Serbia.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian nuk mund të bëhet “më katolik se Papa”.

Një dekalratë e tillë e Borell ka nxitur reagime të mëdha. Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se nuk pranohet asnjë diskutim e asnjë marrëveshje e cila përfshinë lëvizjen e kufijve të Kosovës.

Ka reaguar edhe eurodeputetja gjermane, Viola con Cramon Taubadel, e cila ka thënë se ide të tilla për lëvizje kufijsh janë të rrezikshme. Ajo madje ka bërë thirrje për organizimin e një debati në Parlamentin Evropian për një çështje të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit