1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shaip Kamberi jep alarmin: Vuçiç po mobilizon forcat nacionaliste! Thirrja ime për Shqipërinë dhe Kosovën

Rekomandime

TIRANË – Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e konsideroi disa ditë më parë “Open Balkan” si një nismë të gabuar. Sipas tij, presidenti Vuçiç luan me dy standarde, sepse kërkon të realizojë Serbinë e Madhe.
Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Zero” në Top News, Kamberi tha se Vuçiç po vazhdon të ashpërsojë retorikën ndaj shqiptarëve, ndërsa Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale.

- Advertisement -

“Presidenti Vuçiç po kthehet në origjinë. Tashmë ai e ka ashpërsuar gjuhën ndaj shqiptarëve dhe rajonit. Serbia po shpreh hapur aspirate territoriale që mund të ndikojë drejtpërdrejtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Vuçiç po tenton të mobilizojë forcat nacionalistë në Serbi, sidomos tani në prag të zgjedhjeve. Ai ka shpreh hapur ambicien për bashkimin e serbëve në një shtet. Kriza në Ballkan është edhe si pasojë e mungesës së homogjenitetit në BE”, tha Kamberi.

Deputeti shqiptar në Serbi kërkoi që Shqipëria dhe Kosova të marrin masa dhe të hartojnë politika që u vinë në ndihmë shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Çdo ditë e më tepër situata po rëndon. Kemi shpopullim. Njerëzit po largohen, kryesisht të rinjtë. Shqipëria dhe Kosova, qoftë bashkë, qoftë ndaras, duhet të bëjnë një plan për të ndihmuar Luginën e Preshevës”, tha Kamberi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit