2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Shaip Kamberi reagon pas zgjedhjes së qeverisë në Beograd

Rekomandime

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas zgjedhjes së qeverisë së re në Serbi, duke e quajtur vazhdimësi të “Serbisë problematike”.

- Advertisement -

Ai ka thënë se prioritetet e Serbisë mbeten të njëjta, teksa sipas tij, vazhdon edhe loja me dy karrige dhe mohohet realitet në Kosovë.

“Në Beograd, sot u zgjodh Qeveria e re. Qeveria e vazhdimësisë, siç u quajt. Në bazë të ekspozesë së kryeministres së re (vjetër) Ana Bërnabiq, prioritetet e qverisë mbeten të njëjta. Shefi i qeverisë mbetet i njëjtë. Vazhdimësi në lojën me dy karrige, pa ide të qartë për integrimin evropian, me tendencë të refuzimit të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së. Vazhdimësi në mohimin e realitetit rreth Kosovës dhe tendencave të prolongimit të marrëveshjes finale”, ka shkruar Kamberi.

Sipas Kamberit, me qeverinë e vazhdimësisë, Serbia vazhdon të mbetet problem serioz që Ballkani Perëndimor të gjej qetësi.

- Advertisement -

“Vazhdimësi në ambiciet për “Botën serbe”. Vazhdimësi në mohimin e përgjesësisë për rolin e Serbisë për luftërat e përgjakshme. Vazhdimësi në glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës dhe mbrojtjes së muraleve të tyre në rrugët e Beogradit. Vazhdimësi në diskriminimin e pakicave. Vazhdimësi me logjikën autoritariste të presidentit “shteti jam unë”. Serbia, me qeverinë e saj të vazhdimësisë, do të vazhdojë edhe më tej të mbetet problemi serioz i qetësimit të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit