-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shaip Kamberi: Vetëm ShBA’ja mund ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën

Rekomandime

Shaip Kamberi: Vetëm ShBA’ja mund ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën

- Advertisement -

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë temë diskutimi për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar se vetëm SHBA-ja mund ta detyrojë presidentin Vuçiç të njohë Kosovën.

“Bashkim Evropian nuk mund të çojë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për arsye se ka disa vite që po ndërmjetëson këto bisedime dhe nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Kemi disa marrëveshje të nënshkruara të cilat deri tani nuk janë respektuar. Serbia akoma nuk është përballur me një presion të drejtpërdrejtë ndërkombëtar për të bërë hapin përfundimtar në drejtim të Kosovës. Mendoj që SHBA mund ta detyrojë Serbinë që të shkojë në këtë drejtim,”- thotë deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Deklaratat e presidentit Vuçiç se nuk do të njohë Kosovës, deputeti Shaip Kamberi i sheh si pjesë të fushatës së tij dhe se nëpërmjet këtyre deklaratave fshihen qëllime të tjera.

- Advertisement -

“Ai me këto deklarata po luan rolin e të fortit duke qenë në prag zgjedhjesh dhe po përgatitet për fushatë. Besoj se synimi i tyre nuk është më Kosova, por tregtia nëpërmjet Kosovës për territoret e Bosnjës,”- shprehet deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë.

Zyrtarët e Luginës së Preshevës nuk janë ftuar akoma nga kryeministri Kurti për të shprehur qëndrimin e tyre për dialogu, deklaron Kamberi.

- Advertisement -

“Zyrtarët e Luginës së Preshevës zyrtarisht nuk janë ftuar nga qeveria e Kosovës, që të shprehim qëndrimin tone, por besoj që do jetë së shpejti. Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e bisedimeve sepse diskriminimi po zbras Luginën nga shqiptarët,”- thotë Z. Kamberi.

Kërkesën e Serbisë për krijimin e Asosacionit te Komunave Serbe në veri të Kosovës, deputeti Kamberi e sheh si synim të Serbisë për të krijuar diçka autonome brenda Kosovës.

“Kërkesa e Serbisë për krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës është prej fillimit të bisedimeve një kërkesë që kërkon të ndërtoj një situatë të ngjashme me atë, që kanë serbët në Bosnjë-Hercegovinë. Ata duan diçka autonome brenda Kosovës, e cila do ketë kompetenca të paralizojë vetë shtetin e Kosovës,”- tregon kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi.

Mos reagimin e administratës së presidentit Biden për dialogun Serbi- Kosovë, Kamberi e sheh si të vonuar.

“Më duket i vonuar reagimi i administratës Biden, ndërsa angazhimi i presidentit Trump ishte cilësuar i nxituar. Ne kemi pritur që të kishin një reagim më të shpejtë. Tani duhet të presim një përgatitje më të mirë për të sjellë marrëveshjen përfundimtare,”- përfundon fjalën ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit