5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Shala propozon që burka të ndalohet me ligj

Rekomandime

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, tha se bartja e burkës nuk ka të bëjë asgjë me fenë islame dhe si e tillë duhet të ndalohet me ligj që të bartet në vendet publike.

Një ndalesë e tillë, Shala u shpreh se nuk do të ishte shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut.

- Advertisement -

“Në qoftë se i dëgjoni ligjëruesit e besimit islam ata nuk e marrin burkën si një domosdoshmëri për përmbushjen e detyrimeve fetare, madje ata e marrin si pjesë të një kulture, pjesë të një tradite, të vendeve tjera të cilët nuk kanë të bëjnë asgjë as me Kosovën, as me besimin. Pra, kufizimi i burkës në asnjë mënyrë nuk i kufizon askujt të drejtat dhe liritë fetare, ato mund të zbatojnë të gjitha detyrimet fetare, mirëpo duhet të vendoset një rregull. Në qoftë se shtetet që kanë ndoshta qind për qind banorë të besimit islam, që kanë një traditë shumë më të madhe se ne, për shembull kanë marrë një vendim që burka të mos lejohet, atëherë nuk e di pse do të duhej të merrej si shkelje e të drejtave dhe lirive fetare në qoftë se merret një vendim i cili në fund të fundit më shumë i shkon për shtati dhe interes atyre që e bartin burkën sesa ata që do të merrnin ndonjë vendim kundër burkës”, tha ai në emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV.

Ai deklaroi se gratë që bartin burka janë të stigmatizuara dhe diskriminohen si në punësim ashtu edhe në çdo gjë tjetër për shkak të mbajtjes së burkës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit