4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Shamia iu bë pengesë disa nxënëseve për tu regjistruar në shkollë, reagon deputetja e PDK-së

Rekomandime

Ditë më parë u raportua se disa vajza nuk u pranuan të regjistrohen në shkollë të mesme për shkak të bartjes së shamisë.

- Advertisement -

E në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Besa Ismaili e cila e ka quajtur provokim këtë veprim,duke shtuar tutje se kjo është e papranueshme.

Ismaili ka thënë se thirrja kundër institucionalizmit fetar, për të ruajtur parimin sekular të shtetit po shtrembërohet me qëllim për të mohuar lirinë individuale fetare.

“Si anëtare e komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, që nga mëngjesi i sotmë, jam duke u angazhuar maksimalisht, (ashtu siç kam bërë prore për më shumë se dy dekada tanimë, edhe në rastet e mëhershme) për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e mia, për të asgjësuar tendenca për veprime dhe vendime të tilla, të kundërligjshme dhe diskriminuese.

- Advertisement -

Ksenofobia nuk i duhet shoqërisë kosovare!”,ka shkruar Ismaili në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit