1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

SHBA ekspozon stemën e Ambasadës që ia shkatërruan serbët në Beograd

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hapur një muze në të cilin kanë ekspozuar stemën shtetërore, këtë simbol të tyre që është dëmtuar nga suImet mbi përfaqësitë e tyre nëpër botë. Në mesin e tyre ata kanë ekspozuar edhe stemën e dëmtuar në Beograd, kryeqytetin e Serbisë gjatë një proteste të vitit 2008.

Kjo paraqet një përkujtim fizik për rrezqet me të cilat janë përballur përfaqësuesit e misioneve diplomatike të SHBA-së.

- Advertisement -

Protestuesit në Beograd dëmtuan këtë stemë që njihet edhe si Vula të Madhe, shkruan Reporteri.net.

Ata suImuan dhe i vunë zjarrin ambasadës së SH.B.A.-së në 21 Shkurt 2008, në përgjigje të mbështetjes së SH.B.A.-së për pavarësinë e Kosovës. Një grup i madh protestuesish hynë në ambasadë dhe u vunë flakën disa dhomave të saj. Pas suImit, ambasada u mbyll përkohësisht dhe disa anëtarë të komunitetit të ambasadave u zhvendosën përkohësisht në Kroaci.

- Advertisement -

Çfarë simbolizon kjo Stemë?

Vula e Madhe është stema zyrtare e SHBA-së, që si simboli i shtetit.
Historikisht, ai mund të bartet vetëm nga një përfaqësues zyrtar i qeverisë.
Ajo është një qeverisë amerikane që u ideua me qëllim që ata që nuk dinin anglisht të mund ta kuptonin.

- Advertisement -

Shqiponja që gjendet në këtë stemë ka 13 shigjeta dhe një mburojë është e vendosur në në gjoksin e shqiponjës e cila poashtu ka ka 13 vija që përfaqësojnë 13 shtetet e para amerikane.

Kjo stemë u dëmtua gjatë bombardimeve të 14 tetorit 1987 në Konsullatën e Përgjithshme të SHBA në Barcelonë. Një tjetër stemë e SHBA-së ishte dëmtuar edhe në Afganistan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit