-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SHBA fusin në listë të zezë ish’kryeministrin Gruevski dhe ish’kryespiunin maqedonas Mijalkov

Rekomandime

Departamenti Amerikan i Shtetit futi në listën e zezë ish-kryeministrin Nikola Gruevski dhe ish-shefin e shërbimit sekret të Maqedonisë së Veriut Saso Mijalkov, me arsyetimin se ishin përfshirë në korrupsion.

- Advertisement -

Sipas Departamentit të Shtetit, veprimet e tyre minojnë sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe proceset publike dhe gërryejnë besimin e publikut në qeveri. Përveç Gruevskit dhe Mijalkovit, Departamenti i Shtetit gjithashtu futi në listën e zezë anëtarët e familjes së tyre të ngushtë, duke i bërë të gjithë të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

“Në cilësinë e tij zyrtare si kryeministër, Gruevski ishte i përfshirë në aktivitete korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të tij politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Në veçanti, ka informacione të besueshme se Gruevski ka keqpërdorur pushtetin e tij për të kërkuar dhe pranuar ryshfet në këmbim të kontratave qeveritare, përvetësuar fonde publike dhe ndërhyrje në procesin zgjedhor për përfitime politike për veten dhe partinë e tij”, thuhet në vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për Mijallkovin thuhet se “në cilësinë e tij zyrtare si drejtor i shërbimit sekret, ai ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të tij politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale.

- Advertisement -

“Në veçanti, ka informacione të besueshme se Mijalkov ka keqpërdorur autoritetin e tij për të kërkuar ryshfet në këmbim të lidhjes së kontratave qeveritare dhe ka ndërhyrë në procesin zgjedhor për përfitimin politik të tij dhe të partisë së tij”.

Gruevski iku në Hungari në nëntor 2018, ku tani ka azil politik në Budapest. Ai është dënuar me 2 vite burg për rastin e blerjes së paligjshme të një Mercedesi prej 600 mijë eurosh. Ai është i dyshuar për çështjet kyçe të korrupsionit të lartë të ish-PSO-së të marra nga Prokuroria e Krimit të Organizuar. Mijalkov është dënuar me 12 vjet burgim për përgjime masive dhe 8 vjet në shkallë të parë për rastin “Trezor”, ai akuzohet në “Ploçes na Vodno”, ndërsa po hetohet në rastin “Imperija”.

- Advertisement -

“Ky veprim rikonfirmon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Departamenti do të vazhdojë të përdorë fuqi të tilla për të promovuar llogaridhënien për aktorët e korruptuar në rajon dhe globalisht”, thuhet në vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku përveç dy ish zyrtarëve të lartë të shtetit maqedonas, janë përfshirë edhe dy biznesmenë dhe politikanë shqiptarë, dy nga Bosnja dhe një nga Mali i Zi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit