1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SHBA gati super armën e re hiperosonike, pesë herë më e shpejtë se zëri

Rekomandime

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses lansimin e një arme të re hipersonike në bregdetin e shtetit të California fundjavën e kaluar, një predhë kjo që ndryshon barashpeshën e forcave në fushëbetejë u njoftua.

“Ekipi ynë shumë i aftë hyri në histori me lansimin për herë të parë nga ajri të kësaj armës hipersonike” ka thënë kolonel Michael Jungquist, drejtori skuadronin të fluturimeve provuese 419 që kanë kryer testimin.

- Advertisement -

Po bëjmë gjithçka është mundur për ta bërë gati këtë armë superiore për aeroplanët tanë luftarak sa më shpejtë shtoi Jungquist.

Gjeneral brigade i forcave ajrore amerikane Heath Collins, e vlerësoi si një arritje të madhe pasi që B-52H Stratofortress lëshoi predhën e re AGM-183A Air-launched Rapid Response Weapon (ARRW) me sukses në bazën ajrore Edwards në California të shtunën.

- Advertisement -

Predha ARRW arriti një shpejtësi pesëfish më të madhe se shpejtësia e zërit në kohëzgjatjen e caktuar. Kjo armë e re do të zgjerojë kapacitetet e goditjeve precize, posaçërisht ndaj caqeve tokësore të rëndë fortifikuara.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit