11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

SHBA godet Google me padinë më të madhe në dy dekada, nuk përjashtohet shpërbërja

Rekomandime

Departamenti i Drejtësisë dhe 11 shtete tjera amerikane kanë ngritur akuzë kundër pronarit të Google, Alphabet Inc të martën, për shkeljen e supozuar të ligjit anti konkurrencë kur kishte keqpërdorë fuqinë në treg për të përzënë konkurrentët, Padia shënon rastin më të madh të anti konkurrencës të kësaj gjenerate, që mund të krahasohet me padinë kundër Microsoft Corp në vitin 1994 dhe atë të vitit 1974 kundër AT%T që rezultoi me shpërbërjen e Bell System.

- Advertisement -

Në akuzë pretendohet se Google ka vepruar jashtëligjshëm për mbajtur pozitën në kërkim dhe kërkim të reklamimit në internet.

“Google tani është vendkalimi i paprekshëm për miliarda shfrytëzues të internetit në mbarë botën…Për hir të konsumatorëve Amerikanë, reklamuesve, dhe të gjitha kompanive tani të varura nga ekonomia në internet, ka ardhur koha që veprimtaria anti konkurrencë e Google të ndërpritet dhe të rikthehet konkurrenca.”

Kur u pyet rreth veprimeve specifike që mund të ndërmerr Departamenti i Drejtësisë, një zyrtar është shprehur se “Asgjë nuk është përjashtuar.”

- Advertisement -

Google, mekanizmi i kërkimit në internet është aq i pranishëm sa është shndërruar në folje, nuk është përgjigjur menjëherë pas lajmit së akuzës. Kjo kompani kishte të hyra prej 162 miliardë në vitin 2019, më shumë se shteti hungarez.

Padia vjen më shumë se një vit pasi që Departamenti i Drejtësisë dhe Komisionit Federal i Tregtisë filloi hetimet ndaj katër kompanive të mëdha digjitale: Amazon.com Inc, Apple Inc, Facebook Inc dhe Google.

- Advertisement -

Bashkimi Europian e kishte dënuar Google me 1.7 miliardë dollarë në vitin 2019’të pasi kishte penguar ueb faqet që të shfrytëzojnë rivalët e tyre për të gjetur reklamat, 2.6 miliardë dollarë ishin dënuar në vitin 2017’të për favorizim të bizneseve të tyre tregtare në kërkim në internet, dhe 49 miliardë në vitin 2018 për bllokim të rivalëve të tyre në sistemin operativ të tyre Android.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit