1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SHBA i bën thirrje Kinës për tensionet Rusi-Ukrainë: Nëse ka një konflikt, nuk është mirë as për ju

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara po rrisin presionin e tyre ndaj Rusisë për të parandaluar një pushtim të Ukrainës. “Nord Stream 2” tani është në lojë. Nëse Rusia pushton Ukrainën, gazsjellësi i diskutueshëm “Nord Stream 2” nuk do të aktivizohet, tha sot në një konferencë shtypi nënsekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland.

Ne po vazhdojmë bisedimet tona me aleatët tanë gjermanë dhe dua të jem e qartë me ju sot: nëse Rusia pushton Ukrainën, në një mënyrë ose në një tjetër, “Nord Stream 2” nuk do të ecë përpara”, tha Nuland.

- Advertisement -

Duke iu referuar Kinës, e cila ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për “shqetësimet e arsyeshme” të Rusisë, ajo tha se Pekini duhet të përdorë “ndikimin” e tij në Moskë për të parandaluar një sulm ndaj Ukrainës.

“Ne i bëjmë thirrje Pekinit të përdorë ndikimin e tij në Moskë për të shtyrë (rusët) në diplomaci, sepse nëse ka një konflikt në Ukrainë, nuk është mirë as për Kinën” tha ajo.

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken ka folur gjatë ditës me homologun e tij kinez, Wang Yi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit