1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SHBA-ja diskuton vendosjen ushtarake në Ukrainë, Perëndimi përshpejton përgjigjen ndaj kërcënimeve ruse

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara po diskutojnë vendosjen e forcave ushtarake amerikane në Evropën Lindore me aleatët e saj të NATO-s, ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, peshon opsionet për t’iu përgjigjur kërcënimeve ruse kundër Ukrainës.

Bisedimet janë duke u zhvilluar me vendet e NATO-s që mund të marrin forcat ushtarake të SHBA-së, si pjesë e një plani për të penguar, siç thanë zyrtarët, agresionin e presidentit rus, Vladimir Putin.

- Advertisement -

NATO-ja deklaroi se po dërgonte anije dhe avionë Iuftarakë në Evropën Lindore dhe se Uashingtoni “e ka bërë të qartë gjithashtu se po shqyrton rritjen e pranisë së saj ushtarake në pjesën lindore të Aleancës”.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se Bideni po planifikon një video-konferencë me liderët evropianë pasdite, rreth kësaj çështjeje, duke përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, presidentin polak, Andrzej Duda, presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin italian Mario Draghi, shkruan nbcnews, transmeton Klankosova.tv.

Sipas një zyrtari të mbrojtjes dhe një zyrtari të lartë të administratës, Biden u informua nga Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, për opsionet e SHBA-së për t’u përgjigjur nëse Rusia pushton Ukrainën, si dhe opsionet për lëvizjet ushtarake të SHBA-së përpara një pushtimi.

- Advertisement -

Ndër opsionet e paraqitura për ushtrinë amerikane përpara një pushtimi ishin fluturimet me bomba mbi rajon, vizitat e anijeve në Detin e Zi dhe zhvendosja e trupave e disa pajisjeve nga pjesë të tjera të Evropës në Poloni, Rumani dhe vende të tjera fqinje me Ukrainën.

Austin paraqiti opsione për të siguruar aleatët e NATO-s dhe për të përforcuar mbrojtjen e tyre, veçanërisht mbrojtjen e atyre vendeve në kufi me Ukrainën, thanë zyrtarët. Qëllimi është të tregohet unitet dhe forcë brenda NATO-s dhe të pengohet agresioni rus kundër aleatëve në rajon, thanë zyrtarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit