1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

ShBA-ja i bën thirrje Bosnjës që t’i hetojë ceremonitë e Republikës Serbe

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve në Bosnjë e Hercegovinë që t’i hetojnë ceremonitë e mbajtura në fundjavën e kaluar për ta shënuar “Ditën e Republikës Serbe”, të ndaluar me ligj.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha të martën se Shtetet e Bashkuara “janë thellësisht të shqetësuara rreth raportimeve për gjuhë të urrejtjes, glorifikim të kriminelëve të luftës dhe incidente provokuese që i kanë cak të kthyerit në entitetin e Republikës Serbe” gjatë ceremonive.

- Advertisement -

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve kompetente që t’i hetojnë këto incidente pa vonesë dhe të kërkojnë llogari nga individët përgjegjës”, shtoi ai.

E ashtuquajtura Republikë Serbe më 9 janar e festoi atë që udhëheqësit e saj e quajnë “ditë kombëtare”, por të cilën gjykata më e lartë boshnjake e ka vlerësuar jokushtetuese, shkruan Free Europe.

Kjo ditë e shënon një ngjarje me 1992, kur serbët e Bosnjës e kishin shpallur shtetin e tyre, duke e nxitur nisjen e luftës 4-vjeçare, në të cilën u vranë mbi 100.000 njerëz e miliona të tjerë mbetën pa strehë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit