1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SHBA-ja kërcënon Bosnjën me sanksione

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndërmjetësuar marrëveshjen për paqe në Bosnje e Hercegovinë më 1995, mund të vendosin sanksione kundër subjekteve që përpiqen të tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga institucionet shtetërore ose ta destabilizojnë marrëveshjen, tha sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, është duke kërcënuar me ndarjen e Republikës Sërpska – entitet i banuar me shumicë serbe – nga pjesa tjetër e Bosnjës.

- Advertisement -

“Si dëshmitare nënshkruese e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, SHBA-ja përsërit se lëvizjet për t’u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga institucionet e nivelit shtetëror ose për të destabilizuar Marrëveshjen, do të përballen me veprime të duhura, përfshirë marrjen në konsideratë të sanksioneve”, tha Blinken në një letër drejtuar anëtarëve të Presidencës trepalëshe të Bosnjës.

Marrëveshja e Dejtonit ka krijuar dy entitete në Bosnje: Federatën Myslimane-Kroate dhe Republikën Sërpska.

Vendi qeveriset dhe administrohet sipas linjave etnike, të përcaktuara nga Marrëveshja, dhe ka një qeveri qendrore, e cila shpesh është jofunksionale.

- Advertisement -

Dodik, përfaqësuesi serb në Presidencë, ka kërcënuar se do të tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror, duke përfshirë gjyqësorin, ushtrinë dhe administratën tatimore të Bosnjës.

Ai ka lënë mënjanë shqetësimet e ndërkombëtarëve se një agjendë e tillë mund të shkaktojë konflikt të ri në Bosnje.

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara kanë thënë më herët se “nuk ka asnjë mënyrë kushtetuese” që entiteti me shumicë serbe të tërhiqet njëanshëm nga institucionet kombëtare.

Dodik ka thënë se institucionet nga të cilat dëshiron të largohet, nuk janë përfshirë në Kushtetutën e dalë nga Dejtoni, por janë krijuar përmes amendamenteve.

Duke paraqitur një raport në Këshillin e Sigurimit të OKB-së këtë muaj, përfaqësuesi ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, ka thënë se konflikti dhe ndarja në Bosnje “janë shumë reale”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit