3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

ShBA-ja paralajmëron se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën ‘në çdo moment’

Rekomandime

Zyrtarët amerikanë paralajmëruan se Rusia mund të nisë një suIm në Ukrainë “në çdo moment”, duke e quajtur situatën jashtëzakonisht të rrezikshme.

- Advertisement -

“Presidenti Putin e ka krijuar këtë krizë duke grumbulluar njëqind mijë trupa ruse përgjatë kufijve të Ukrainës.

Kjo përfshin lëvizjen e forcave ruse në Bjellorusi kohët e fundit për stërvitje të përbashkëta dhe kryerjen e stërvitjeve shtesë në kufirin lindor të Ukrainës”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Pra, le të jemi të qartë, pikëpamja jonë është se kjo është një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme, ne jemi tani në një fazë ku Rusia në çdo moment mund të nisë një suIm në Ukrainë”, shtoi ajo, shkruan Euronews.

- Advertisement -

Diplomati i lartë i SHBA-së planifikon të udhëtojë në Ukrainë, ndërsa tensionet rriten nga frika e një pushtimi.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Kiev, të mërkurën, dhe do të takohet me presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba, për të përforcuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

- Advertisement -

Udhëtimi vjen pas negociatave në Evropë midis ShBA-së dhe Rusisë, të cilat bënë shumë pak për të qetësuar tensionet në rritje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit