2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

ShBA-ja teston super-topin, godet cakun 70 kilometra larg

Rekomandime

Një “super-top” që po testohet nga ushtria amerikane e ka goditur me sukses dhe me saktësi cakun rreth 70 kilometra larg.

- Advertisement -

Testimi u krye në një zonë për ushtrime ushtarake në Arizona të Shteteve të Bashkuara. Kjo ishte goditja më e largët me gjuajtje me top në historinë ushtarake të këtij vendi.

Topi kësaj radhe e arriti largësinë për të cilën është ndërtuar pasi në muajin mars e kishte qëlluar cakun në largësi prej rreth 65 kilometrave, shkruan Daily Mail.

- Advertisement -

Kjo super-armë është zhvilluar me qëllimin që të krijohet mundësia për sulmim të pozicioneve të armikut nga një largësi e sigurt, përtej rrezes së ndonjë kundërsuImi nga forcat e armikut.

Ushtria amerikane ka thënë se topi i ri do të jetë i gatshëm për përdorim nga forcat e armatosura nga viti 2023.

- Advertisement -

“Nuk mendoj se armiqtë tanë kanë mundësi të godasin një cak 70 kilometra larg”, tha gjenerali John Rafferty, i cili është në komandën për artileri me rreze të gjatë veprimi.

Gjuajtja e suksesshme e topit u arrit pas dy gjuajtjeve të dështuara. Njëra gjuajtje nuk e arriti largësinë e synuar për shkak të erës së fuqishme, ndërsa gjuajtja tjetër dështoi për shkak të një problemi të paspecifikuar.

Sipas ushtrisë amerikane, një ndër sfidat më të mëdha gjatë zhvillimit të kësaj arme ka qenë krijimi i kushteve që predha t’i mbijetojë presionit të madh gjatë hedhjes pa i dëmtuar sistemet udhëzuese për goditjen e cakut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit