11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

SHBA: Kosova vendos vetë si shtet i pavarur, por shpresuam se Qeveria do ta lejonte referendumin

Rekomandime

Ambasadori i misionit të ShBA-së në OSBE, Michael Carpenter, ka thënë SHBA-ja ka pozicion të qartë sa i përket të drejtës që Kosova si shtet i pavarur të përcaktojë kushtet për organizimin e zgjedhjeve të shteteve të tjera në territorin e saj, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të Ministrave të OSBE-së, ambasadori i misionit të ShBA-së tha se kanë shpresuar që qeveria do të vazhdonte praktikën e mëhershme që të lejojë OSBE-në t’i mbledhë votat edhe për referendumin e Serbisë.

“Le të jemi të qartë për pozicionin e ShBA-së mbi të drejtat e Kosovës që si një shtet sovran dhe i pavarur të përcaktojë kushtet përmes të cilave zgjedhjet e shteteve të tjera të zhvillohen në territorin e saj. Ne shpresuam që qeveria e Kosovës do të vazhdonte praktikën e mëhershme të lejimit të OSBE-së për të mbledhur fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë, por zgjodhën që mos ta bëjnë këtë”, ka thënë ambasadori Carpenter.

Qeveria kundërshtoi mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Për këtë u thirr edhe një seancë e jashtëzakonshme ku me 73 vota për u miratua rezoluta nga deputetët që kundërshtonin mbajtjen e këtij referendumit.

- Advertisement -

Të dielën, qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë udhëtuan në disa qytete të Serbisë për të votuar në referendum.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit