-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

SHBA: Lufta në Ukrainë ka ngecur, Putin mund të shpallë ligjin e luftës

Rekomandime

“Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ngecur dhe askush nga palët nuk po fiton”. Këtë e konfirmon kreu i shërbimeve sekrete i ushtrisë amerikane, gjenerali Scott Berrier, i cili shtoi se ky konflikt mund të zgjasë edhe për shumë kohë pasi nuk ka sinjale për armëpushim.

Ndërsa drejtoresha e inteligjencës kombëtare të SHBA-ve, Avril Haines, nënvizoi se Rusia do të përdorë armët bërthamore vetëm në rast të ndonjë kërcënimi ekzistencial. Gjithashtu paralajmëroi se presidenti Vladimir Putin po bëhet gati të vendosë ligjin e luftës në vendin e tij për të çuar përpara luftën në Ukrainë.

- Advertisement -

Haines shtoi se ushtria ruse nuk synon të ndalen vetëm në Donbas, por luftën ta çojë deri në Transnistri të Moldavisë. Sakaq luftimet në lindje të Ukrainës nuk ndalen.

Trupat e Putin suImojnë vazhdimisht uzinën e çelikut në Mariupol, aty ku thuhet se kanë mbetur ende rreth 100 civilë. Ndërsa në jug u bombardua Odesa. Ka raportime se edhe Bjellorusia mund të përfshihet në luftë pasi ka mobilizuar ushtrinë në kufirin me Ukrainën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit