Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë me dije se Iuftanija ruse “Moskva”, që u fundos në Detin e Zi, u godit nga dy raketa të ushtrisë ukrainase.
Lajmi u bë ditur nga një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, i cili rrëzon në këtë mënyrë pretendimet e Rusisë, se anija simbol e flotës u dëmtua nga një zjarr që nisi brenda saj.
Kievi deklaroi menjëherë se raketat e ushtrisë goditën anijen, por Kremlini zyrtar vijon ende që të mos pranojë asnjë lloj sulmi. Sipas tyre, anija kryesore e flotës u fundos pas një zjarri që bëri që të shpërthenin municionet në bord.
Në orët e fundit u zhvillua dhe një ceremoni në Sevastopol për varrimin e anijes Iuftarake ruse.