1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SHBA “mban fjalën”, mbërrin në Ukrainë ngarkesa e parë ushtarake prej 800 milionë dollarësh

Rekomandime

Ngarkesa me ndihma ushtarake janë nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Ukrainës.

- Advertisement -

Lajmin e bën të ditur Shtëpia e Bardhë e cituar nga media prestigjoze CNN.

Më herët gjatë kësaj jave, presidenti amerikan Joe Biden aprovoi një paketë shtesë me ndihma ushtarake për Ukrainën që kap një vlerë prej 800 milionë dollarësh.

Në fjalën e tij Biden konfirmoi se mbështetja do të përfshijë armë të reja të përshtatura për të luftuar “sulmin më të gjerë” të pritshëm të Rusisë në lindje.

- Advertisement -

Bëhet me dije se dërgesa shtesë prej 800 milionë dollarësh vjen pasi SHBA është zotuar të ofrojë më shumë se 3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën nën administratën e Biden.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit