1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

SHBA paralajmëron sanksione për Serbinë

Rekomandime

Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka konfirmuar se javën e ardhshme do të vizitoj Beogradin e do të takohet me udhëheqësit serbë.

Ai kishte thënë se është i zhgënjyer me BE’në për shkak të refuzimit të vendeve ballkanike e kishte paralajmëruar se po i hapin derën rajonit për Rusinë. Vërejtja tjetër ishte edhe serbët që të kishin kujdes me blerjet e armatimit pasi mund të i nënshtrohen sanksioneve, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Palmer theksoi se nëse Beogradi blen armatim rus, kjo do të shtonte mundësinë e caktimit të sanksioneve të veçanta.

Ekziston një dozë brenge për shkak të vendosjes së armatimit rus në territorin e Serbisë, por edhe për mundësinë që Serbia të kërkojë disa sisteme specifike ruse, që do të shtonte rrezikun të i vendosen sanksione për shkaka të blerjes së pajisjeve ushtarake ruse”.

Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, shtoi se shpreson se partnerët e tyre serbë janë të vetëdijshëm për këtë.

- Advertisement -

Por ne shpresojmë se partnerët tanë serbë janë të vetëdijshëm për këtë e do të jenë të kujdesshëm me transaksione të tilla” tha Palmer kur komentoi për stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Serbisë e Rusisë “Mburoja sllave 2019”, por edhe praninë e sistemit raketor rus S-400 në Beograd.

Ai vlerësoi se Amerika ka partneritet shumë të mirë me Serbinë.

- Advertisement -

Madje do të thosha se partneri më i mirë ushtarak i Serbisë është pikërisht Amerika, por kjo nuk do të thotë se Serbia nuk duhet të bashkëpunoj me Rusinë e të ketë marrëdhënie ushtarake me Moskës. Megjithatë, ne e vlerësojmë marrëdhënien tonë me Beogradin dhe mendojmë se lidhja jonë ushtarake është me e dukshme nga gjithë çka vepron Rusia në këtë fushë me Serbinë” ka thënë Palmer.

Mediat serbe e posaçërisht ruse këtë javë dhe javën e kaluar kishin spekuluar për se nuk ishte larg mendsh që krerët ushtarak dhe civil serb në muajt në vazhdim të nisin bisedimet me Moskën për blerjen e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore nga Rusia.

Dje Palmer në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë ishte i ashpër me kritika ndaj Rusisë dhe paralajmëroi për synimin e destabilizimit të rajonit nga ta dhe përmendi rastin e provës së grusht shtetit në Mal të Zi dhe përfshirjen dhe dënimin e dy agjentëve të Rusisë në atë tentim të dështuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit