1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SHBA përkrah anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë kanë dëshmuar se e konsiderojnë Kosovën si aleat besnik të tyre, pasi kanë shprehur haptazi përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Mbështetjen amerikane për Kosovën dhe aspiratat e saj në këtë drejtim i ka shprehur zëdhënësi i misionit të SHBA-së në NATO, Jeffrey Adler, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

“Edhe një herë ShBA, si ndër partnerët e ngushtë dhe të pazëvendësueshëm në të gjitha proceset zhvillimore të Republikës së Kosovës, përmes përkrahjes së shprehur haptazi nga zëdhënësi i misionit të ShBA-së në NATO, Jeffrey Adler, rreth iniciativës sonë për t’u bërë anëtar të programit të Partneritetit për Paqe, si hap iniciues drejt anëtarësimit në NATO, po e dëshmon se Kosova konsiderohet partner i besueshëm i ShBA-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

“Rruga jonë është e pashkëputshme nga aleatët tanë, rrugëtimi ynë është i drejtë ngase ndajmë të njëjtat vlera të demokracisë, paqes dhe stabilitetit për të cilat dhe angazhohemi.

Republika e Kosovës është e përgatitur për të thelluar partneritetin dhe aleancën tonë e cila shtrihet në shumë fusha, bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në, dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian”, shkruan tutje Ministria.

- Advertisement -

Kujtojmë se nga 30 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 27 prej tyre, ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit