1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“SHBA po sjell në rajon artilerinë më të rendë”/ Analisti nga Amerika paralajmëron Albin Kurtin për dialogun me Serbinë

Rekomandime

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar qe se bashku te angazhohen për gjetjen e një zgjedhje për Ballkanin Perëndimor e ne veçanti për Kosovën për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Kështu thotë prof. Dr. Binak Maxharraj në kuadër të kësaj çështje BE këto ditë kur po afrohet vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili po zgjatë që 11 vjet pa ndonjë sukses, po insiston thuhet ne Raportin e Progresi, për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara të arritura në Bruksel, në veçanti në zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

- Advertisement -

Sipas tij, në këtë drejtim po angazhohet edhe SHBA duke sjellë ne rajon artilerinë më të rendë të kuadrove me përvojë nga rajoni dhe me peshë të madhe diplomatike.

“Pra, dialogu për një marrëveshje gjithëpërfshirëse gjithsesi do të vazhdojë nën udhëheqjen e BE, por edhe me pjesëmarrjen e Amerikës, sepse pa këtë te fundit zor që do të arrihet diçka në këtë drejtim. Dialogu me Serbinë nuk është i ditëve të sotit, me Serbinë Kosova ka dialoguar që dhjet vite. Nuk është arrit pothuaj asgjë pos disa marrëveshjeve që e poshtërojnë Kosovën dhe në dobi të Serbisë. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë i udhëhequr fillimisht nga Edita Tahiri, pastaj për të vazhduar me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin të gjithë këta kanë bërë dialog të mbrapshtë, të udhëhequr keq e më keq, të udhëhequr në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë nuk kanë shtruar kurrfarë kërkesash ndaj Serbisë anipse të gjitha faktet ishin në anën e Kosovës, por kanë sjellë marrëveshje të dëmshme, kështu duke i lenë Serbisë hapësirë që dialogun ta kthej në dobi të vet sikur ajo të ishte viktima e jo agresori”, thekson profesori.

Sipas tij, fillimisht dialogu nisi keq, vazhdoi keq dhe përfundoi keq e më keq.

- Advertisement -

thek“U nisë duke i vu flamurit të Kosovës do yje si kur të ishin fluska bore sikur Kosova të mos ishte e pavarur, vazhdoi me do marrëveshje pa lidhje, me do tabela prej letre për veturat të cilat duheshin të ngjiteshin dhe të hiqeshin këndej e andej kufirit si dhe me do marrëveshje të tjera paçavra hesapi, nja 45 sosh që Serbia nuk e zbaton asnjërën. Dialogu vazhdoi edhe më vrazhdë kur Hashim Thaçi me 2013 dhe Isa Mustafën në vitin 2015 e nënshkroi Marrëveshjen bizare rreth formimit të Asociacionit një etnik të komunave me shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive i cili do të ishte realisht një “mini shtet serb” në shtetin e Kosovës, marrëveshje këtë të cilën e refuzoi Gjykata Kushtetuese e Kosovës duke i numëruar 23 nene kundër kushtetuese. Por dosido dialogu të cilën e mori dhunshëm të udhëheq Hashim Thaçi, i cili u lidhë me dreqin dhe të birin e tij, u lidhë me mafitë serbo-ruse për të ia futë Kosovës thikën pas shpine i cili për tre vite rresht takohej birave, shpellave tinëz opinionit për ti realizuar planet e serbo-sllave”,son analisti shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë.

Sipas tij, Hashim Thaçi i shantazhuar dhe i zënë rob nga Serbia për tri vite me radhë bëri pazare me Serbinë pa fije turpi duke bërë plane, harta dhe skica për ndarjen e Kosovës, përkatësisht për shkëputjen e Veriut për të cilën ishte e interesuar Serbia.

- Advertisement -

“Më siguri se do të realizohej ky planë po të mos ndalej nga mikja e madhe e Kosovës Kancelarja Angela Merkel e cila në samitin e Berlinit i tha Thaçit dhe Vuçiqit se nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim të territoreve por nuk ka as korrigjim të kufijve. Pra, marrëveshjet më të rrezikshme për Kosovën si nënshtrim ndaj Serbisë, ishte ajo për formimin e Asociacionit një etnik të komunave me shumicë serbe, të vitit 2013 dhe 2015. Të parën e nënshkroi Hashim Thaçi, të dytën Isa Mustafa, me kompetenca ekzekutive që është sulm ndaj shtetit dhe sistemit të drejtësisë se sajë, që do të thotë një autonomi substanciale sherrin së cilës do ia shihnim shumë shpejtë e cila të qon drejtë ndarjes së Veriut. Ky është pra ai kopili që qeveritë e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës ia lanë Kosovës te dera, pra tashti qeverisë Kurti II. me të cilin kjo qeveri duhet të merret. Marrëveshja për Asociacionit e vitit 2015 ishte antikushtetuese, sepse Kushtetuesja i gjeti 23 nene antikushtetuese që si e tillë edhe nuk mund të përfillët e as të zbatohet”, thekson tutje ai.

Sipas tij, dialogu nuk është çështje partish, nuk është çështje inatesh midis partive, nuk çështje vetëm e LVV dhe Albin Kurtit si kryeministër.

“Dialogu është çështje kurciale me rëndësi shtetërore, me rëndësi nacionale, e rëndësishme për kombin, për të ardhmen e Kosovës. Dialogu nuk është lojë se kush prej liderëve apo partish të ia lënë ngile njeri tjetrit. Dialogu është edhe luftë për mbrojtjen e Kosovës. Të dialogosh me Serbinë është gati njësoj si të luftosh me të. Të gjitha partitë dhe liderët duhet të bëhen bashkë për një konsensus të përbashkët dhe pjesëmarrje aktive në dialog, duhet të kenë një qëndrim, një qasje në dialog. Dialogu më një qëndrim unik midis liderëve dhe partish është edhe me shumë i rëndësishëm kur dihet fakti së dialogojmë më një armik tonin shekullor i cili ndër vite na ka pre dhe vrarë, na ka sakatu, na ka ndjekë nga trojet tona stërgjyshore. Por duhet të bëhemi bashkë me një qëndrim, sepse kemi të bëjmë më shtetin Serb ku në krye të sajë janë vrasësit tanë, çetniket e përbetuar, të cilët për çdo ditë e më shumë e ndezin popullin serb me nacionalizmin ekstrem kundër Kosovës, bash si në kohën e Millosheviqit”, thotë analisti.

Maxharraj pohon se, një gjë duhet të dihet se Serbia nuk ka hy në dialog për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, asaj as që i intereson aq shumë pozita e serbëve në Kosovë të cilat i kanë të drejta më të mëdha se sa çdo pakicë kombëtare në Evropë.

“Serbët e Kosovës i përdorin si pretekst manipulimi për të arrit diçka më shumë, për të marrë territorin në veri përmes Asociacionit me autonomi territoriale, i cili është me pasuri të mëdha nëntokësore në Evropë dhe me gjerë, ose veriu i Kosovës sipas vlerësimeve ndërkombëtare e ka vlerën më të madhe se sa 2,5 herë Serbia. Pra, kjo është çështja, ky është qëllimi çka donë Serbia në dialog. Formimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive është thembra e Akilit ne dialog me Serbinë për të cilin angazhohet Vuçiq. Por Kurti iu përgjigj se nuk do të këtë Asociacion një etnik dhe se në dialog nuk do të flitet për të. Reagimi i Vuçiqit ishte i menjëhershëm kërcënues prej çetniku duke deklaruar haptas se nëse Kurti mendon se nuk do të flitet për Asociacionin, atëherë nuk ka pse të vijë në Bruksel. Kjo është e qartë, këtu qëndron thelbi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo pra, nënkupton sipas Vuçiqit së nëse nuk bisedohet për Asociacionin nuk ka dialog”, thotë ai.

Andaj, ai pyet se si do ta zgjidhë Albin Kurti këtë nyje të Gordit apo si do t’i gjejë lidhëset për ta zgjidhë thembrën e Akilit?!

“Vështirë, shumë vështirë është ky proces për tu zgjidhur, një proces i pa fund që as drita nuk shihet në fund të tunelit?! Për kryeministri Albin Kurtin nuk ka alternativ tjetër, ai duhet t’i qaset dialogut me dije dhe plotëbesim në vete. Duhet theksuar se Albin Kurti nuk është njeri i kalibrit të ulët në raport me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin. Dialogut me Serbinë do t’i qasët në mënyrë serioze e të fortë, sepse Albini në asnjë rrethanë nuk është një njeri i shantazhuar dhe i shitur nga askush dhe se karizma e tij është se ai nuk lëshon pe për asnjë katramë kur është në pyetje Kosova, sovraniteti dhe integriteti i saj siç tentuan paraardhësit shkatërruesit e shtetit Thaçi dhe Mustafa por edhe Hoti. Albin Kurti me ndihmën edhe të Vjosa Osmanit janë dy faktor qenësor për Kosovën, sepse e kanë besimin e popullit që të luftojnë për të mirën e Kosovës. Ata në takim me çetnikun Vuçiq nuk do të shkojnë me duar në xhepa si Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti. Albin Kurti së pari do ta pastroj terrenin e dialogut, do të pastroj të gjithë bërllokun që e ka lënë Hashimi, Isa dhe Hoti dhe pastaj aty do të shpalosë kërkesa të forta që haptas duke i kërkuar Serbisë që para se me hy në dialog ajo duhet teë reflektoi, të kërkoj falje publike për krimet dhe gjenocidin ne Kosovë. Kështu e do rendi, por çetniket nuk njohin rend, janë të pa fytyrë, të prejnë në besë sepse historikisht janë të pa besë”, potencon profesori.

Sipas tij, Serbia e çetnikut Vuçiq as ndërmend nuk e ka me i kërkua falje Kosovës, por ai ditë e përditë e ndezë nacionalizmin serb kundër Kosovës si ne kohën e Millosheviqit, e kërcënon Kosovën me luftë, i sjellë tanket, avionët dhe helikopterët në kufij me Kosovën haptas duke e kërcnu me luftë kur Qeveria e Kosovës tentoj të shtrij sovranitetin në veri për zbatimin e marrëveshjes së targave të automjeteve.

“Serbia nuk më do ta njohë Kosovën për derisa i ka në pushtet pinjollët e Millosheviqit, Vuçiqit dhe Daçiqin që po insiston ne “hisen e sajë” në Kosovë sidomos ata janë të çartur si bishat e malit pasi që u shkojë huq ndarja e Kosovës dhe tani në vazhdim të dialogut po tentojnë që këtë të bëjnë përmes Asociacionit një etnik me kompetenca ekzekutive ashtu siç ju kanë premtu, bile edhe e kanë nënshkruar marrëveshjen në Bruksel Thaçi dhe Must
afa. Thaçi këtë e bëri me 2013 kurse Mustafa me 2015. Është shumë e qartë se dy krerët e korruptuar, të shantazhuar dhe të shitur te Serbia për interesat e tyre personale jo për interesa shtetërore, e nënshkruan marrëveshjen për Asociacionin me kompetenca ekzekutive (pra “një mini shtet” në shtetin e Kosovës). I pari këtë e bëri Hashim Thaçi me 19 prill 2013 kurs të dytin Isa Mustafa me 25 gusht 2015. Bile që atëherë lavdëroheshin se po bëjnë punë të madhe për Kosovën dhe se Kosova nuk humbë asgjë por veç fiton. Por presidentja Atifete Jahjaga nuk mendonte kështu Asociacionin ia dërgoi Gjykatës Kushtetuese për verifikimin e ligjëshmërisë. Gjykata nxori se ky Asociacion ishte kundër kushtetues ne 23 nenet e saj. Për këtë gjë edhe Hashimi, por edhe Mustafa duheshin të jepeshin përgjigje duke dhanë dorëheqje së paku si akt moral nga njerëzit e pa moralshëm të cilën nuk e banë kurrë, por këtë Asociacion ia lanë si kopil te dera qeverisë Kurti II që të përballët me të”, thekson ai.

Por, sipas tij, aq keq është fakti kur Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa në vend se projektin për Asociacionin ta bënin shqiptarët, pasi që ishte kompetencë e qeverisë së Kosovës ata përcaktuan një grup serbësh pa asnjë shqiptar.

“Sigurisht të diktuar nga çetniku Vuçiq ta shkruaj projektin e Asociacionit për qeverinë e Kosovës ashtu siç i konvenonte Serbisë që mënyrë shumë konspirative, pa përshtatjen me Kushtetutën e Kosovës dhe këtë në fshehtësi më të madhe ia dërguan BE-së. Sot kur Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës iu dolën të pa larat për lendinë ata po hasmohen mes veti duke e akuzuar njëri tjetrin për fajtor. Por, një gjë dihet se për Asociacionin një etnik me kompetenca ekzekutive është fajtor Thaçi dhe Mustafa dhe se për këtë janë përgjegjës para shtetit te Kosovës, qytetarëve dhe historisë. Me këtë këta të dytë i benë dëm të pariparueshëm shtetit të Kosovës. Për kryeministrin Albin Kurtin nuk ka alternativ tjetër, ai duhet ti qaset dialogut me dije, mençuri dhe plotë besim në vete. Dialogut me Serbin do t’i qasët në mënyrë serioze e të fortë, sepse Albini në asnjë rrethanë nuk është një njeri i shantazhuar dhe i shitur nga askush dhe se karizma e tij është se ai nuk lëshon pe për asnjë katramë kur është në pyetje Kosova, sovraniteti dhe integriteti i sajë siç lenuan paraardhësit shkatërruesit e shtetit Thaçi dhe Mustafa”, thekson ai.

Ai është skeptik se një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë do të reflekton pozitivisht në afat të shkurtër duke e pas parasysh qëndrimin e fortë të Serbisë që as se si nuk do ta njohë Kosovën e kjo krejt nga situata eksploduese e nacionalizmit ekstrem që po mbretëron në Serbi që tash shumë vite.

“Serbisë i duhet shumë kohë për te reflektuar lidhur me këtë, prandaj edhe ajo nuk ngutet ta mbaroj dialogun i cili dëshiron që të zgjatë sa më shumë, sepse kjo i konvenon vet Serbisë. Serbisë i duhet shumë kohë për arritjen e ndonjë marrëveshje me Kosovën mbas i duhet asaj që ta ndryshoj kushtetutën ku Kosovën e ka pjesë të sajë, të ndryshoj edhe qeverisjen e saj çetniko-nacionalist me ardhjen në pushte të një qeverie me fleksibile se sa kjo që është tani e cila zor që do ti luan duart nga vendi pa një presion dhe forcë të madhe ndërkombëtare duke ia bërë të qartë asaj zgjidhë ose perëndimin me vlera të larta demokratike dhe civilizuese dhe me mirëqenie ekonomike dhe sociale ose lindjen sllave. Parandej edhe përmbyllja e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje gjithpërfshirëse që i kënaq të dy palët është vështirë të arrihet, aq më shumë e pamundshme”, potencon ai.

Analisti nga Amerika thotë se ky është një fund i pa përfunduar i një procesi që po zgjatë që 11 vite dhe as që do të përfundoj së shpejti.

“Sepse jam i bindur se Albin Kurti dhe qeveria e tij më ngulm do të refuzojnë të hapet çështja e Asociacionit një etnik, e aq më pak ashtu siç e kanë nënshkruar Thaçi dhe Mustafa, ai nuk do të merr asnjë veprim në këtë drejtim edhe nëse ka presion nga ndërkombëtarët, sepse për Albinin asgjë nuk është më e rëndësishme se sa Kosova. Një gjë të këtillë e rekomandojnë edhe dy figura më të njohura të jetës politike dhe opinioniste të Amerikës si Daniel Server dhe Daniel Engel kur thonë së “Kosova nuk bënë të pranojë asnjë marrëveshje qoftë edhe nën presion të Amerikës e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e cila e cenon sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”. E çartë, është ky një fund i pa përfunduar i një dialogu, i një marrëveshje të papërfunduar antikushtetuese, është një proces pa mbarim, sepse Serbia me asnjë kusht nuk e njehë Kosovën pa “marr diçka nga Kosova” siç thekson shpesh çetniku Vuçiq e këtë përmes Asociacionit në etnik”, thekson tutje ai.

Por sipas tij, edhe Kurti nuk lëshon pe duke thanë se nuk do të formohet Asociacioni një etnik i cili i prish të gjitha rrafshet e funksionimit të shtetit.

“Pra , për Albinin, Kosova nuk është mall që shitet e blihet në treg. Dhe nyja e Gordos dhe lidhëset e thembrës së Akilit edhe më tutje do të mbesin te lidhura që do të thotë se Serbisë duhet t’i bëhet e qartë të zgjedhë o më perëndimin o me lindjen e Putinit, e derisa kjo të ndodhë procesi nuk ka të përfunduar është i pafund”, përfundon Binak Maxharraj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit