-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

SHBA-të ndajnë 10 nga 100 milionë dollarët e parë për palestinezët

Rekomandime

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden e informoi Kongresin amerikan se do të dërgonte ndihmë financiare prej dhjetë milionë dollarësh për palestinezët me qëllim promovimin e paqes me Izraelin, edhe pse konfliktet midis dy palëve janë të ndezura.

- Advertisement -

Asistenca do t’u sigurohet grupeve palestineze në Bregun Perëndimor dhe Gaza për të ndihmuar projektet e bashkëpunimit dhe pajtimit me izraelitët.

Departamenti i Shtetit tha sot se kjo ndihmë financiare është pjesë e një shume shumë më të madhe prej 100 milionë dollarësh të miratuar nga administrata amerikane për palestinezët në fillim të këtij viti, duke anuluar kështu heqjen pothuajse të plotë të mbështetjes gjatë mandatit të ish-presidentit, Donald Trump.

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar theksoi se 10 milionë dollarë do të shkojnë për të mbështetur grupe njerëzish në mënyrë që të zgjidhin ndarjet e rrënjosura në diferencat midis kombësive, feve, statusit, klasave ose përkatësisë politike në zonat e prekura nga konflikti dhe lufta, raporton ap.

- Advertisement -

Ata theksuan saktësisht se paratë do të shpenzohen kryesisht për projekte ndërkufitare midis Izraelit dhe Bregut Perëndimor dhe Gaza.

Shtetet e Bashkuara përsëritën se Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve se administrata është përqendruar në përfundimin e krizës në mënyrë diplomatike.

- Advertisement -

Tetë palestinezë të tjerë u vranë në Gaza herët këtë mëngjes, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 139 që nga fillimi i sulmit të së hënës. Forcat izraelite kryen gati 30 sulme ajrore në Gaza midis të premtes dhe të shtunës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit