1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shefi i Inteligjencës së SHBA-së ia rekomandon Universitetit të Teksasit shqiptarin Endrit Smajli

Rekomandime

Sapo përfundoi gjimnazin, Endrit Smajli aplikoi të bëhet student në universitetin që do më shumë, atë të Teksasit.

- Advertisement -

Veç notave maksimale që ka arritur, atij synuan t’i ndihmojnë përmes letrave rekomanduese edhe ish mësuesja, ish profesorë të inxhinierisë kompjuterike, por për Endrit Smajlin, dërgoi letër rekomanduese pranë universitetit, edhe hiç më pak se shefi i inteligjencës amerikane John Ratcliffe.

Në letrën e tij, Ratcliffe ka treguar virtytet që i do më shumë tek Endriti, njofton Klan Kosova.

“Gjatë përvojës së tij, Endriti ka dhënë një shembull të veçantë se si udhëhiqet përmes shembullit të tij, i dhënë pas punës dhe virtyteve të larta. Unë e di se aty do të kualifikohen edhe shumë të rinj e të reja tjera, por sido që të jetë, nëse sinqeriteti, integriteti, intelekti i mprehtë dhe një zemër që synon të shërbejë janë karakteristikat që institucioni juaj po kërkon tek një student, atëherë jam i bindur se nuk do të gjeni kandidat më të mirë se Endrit Smajli”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

- Advertisement -

18 vjeçari tregon se Ratcliffe me vullnet të tij e shkroi këtë letër, pa ia kërkuar ai apo ndonjë anëtar tjetër i familjes sepse siç thotë Endriti, Ratcliffe e ka parë dëshirën e madhe të tij për t’u bërë pjesë e shërbimeve inteligjente amerikane, duke ua siguruar të dhënat kompjuterike.

Ratcliffe njihet për afërsinë e tij me familjen Smajli në Texas, por pavarësisht kësaj nuk e ndoqi një shembull të shpeshtë tek kosovarët… nuk i premtoi një punë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit