0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shefi i kabinetit të ministres në detyrë, Blerim Sallahu do ta padisë Mialim Zekën

Rekomandime

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se të hënën do të dorëzojë padi ndaj ish deputetit të Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, mbi akuzën e shpifjes.

Kështu ka bërë të ditur shefi i kabinetit të ministres në detyrë, Blerim Sallahu.
Sallahu shkruan se Haxhiu do ta padisë Mialim Zekën për një akuzë që ky i fundit e ka bërë në një televizion se Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu janë takuar me prokurorë nga zyra e prokurorit të specializuar.

- Advertisement -

Ky është postimi i plotë i shefit të kabinetit të ministres në detyrë të Drejtësisë:

Ditë më parë në një studio televizive ish-deputeti Milaim Zeka ka deklaruar rrejshëm se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar me prokurorë nga zyra e prokurorit të specializuar kinse me qëllim të “veprimit”.

Një deklaratë e tillë është e pavërtetë dhe shumë tendencioze.

- Advertisement -

Për këtë deklaratë shpifëse, ministrja Haxhiu, të hënën do të dorëzojë padinë për shpifje ndaj deklaratës së z. Zeka.

Shpifjet e tilla janë të papranueshme dhe për të njëjtat shpifësit duhet të marrin përgjegjësi juridiko civile në përputhje me legjislacionin në fuqi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit