0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shefi i policisë në Houston Trumpit: Mbylle gojën

Rekomandime

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shkaktuar reagime me akuzat e tij ndaj guvernatorëve, duke thënë se nëse ata nuk tregohen më të prerë, atëherë do ta angazhojë ushtrinë.

Ka qenë ky paralajmërimi i të parit në SHBA, teksa ky shtet është mbërthyer nga protesta të dhunshme, pas vdekjes së George Floydit nga policia në Minneapolis.

- Advertisement -

“Duhet të arrestosh njerëzit, duhet të gjurmosh njerëzit, duhet t’i burgosësh për 10 vjet dhe kurrë më nuk do të shohësh një gjë të tillë”, ka thënë Trumpi. “Këtë gjë po e bëjmë në Washington D.C. Do të bëjmë diçka, të cilët njerëzit nuk e kanë parë më herët”.

E menjëherë më pas, shefi i policisë në Houston i është përgjigjur presidentit.

I intervistuar nga CNN, të hënën mbrëma, sipas kohës lokale në SHBA, Art Acevedo ka thënë:

- Advertisement -

T’ia them këtë presidentit të SHBA-së në emër të shefave të policisë në këtë shtet.

Ju lutem, nëse nuk keni diçka konstruktive për të thënë, mbylleni gojën”, ka thënë Acevedo.

- Advertisement -

“Arsyeja është që po i vini në rrezik të rinjtë dhe të rejat.

Nuk ka të bëjë me dominimin, ka të bëjë me fitoren për zemrat dhe mendjet”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit