-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shehbaz Sharif 70 vjeçar zgjidhet kryeministër i ri i Pakistanit

Rekomandime

Parlamenti i Pakistanit ka zgjedhur Shebbaz Sharif si kryeministër të ri të vendit pas shkarkimit të Imran Khan në fundjavë.

Përpara votimit të hënën, ligjvënësit nga partia e Khanit, Tehreek-e-Insaaf (PTI) dhanë dorëheqjen masivisht, duke bojkotuar zgjedhjen e Sharif, vëllait të vogël të kryeministrit Nawaz Sharif. Sipas Aljazeera, ceremonia e betimit do të mbahet të hënën. Votimi u mbajt nën masa të rrepta sigurie.

- Advertisement -

Sharif, i cili udhëhoqi përpjekjet e opozitës për të shkarkuar Khan, ka premtuar se qeveria e tij do të përmirësojë ekonominë dhe nuk do të kërkojë hakmarrje nga kundërshtarët politikë.

Udhëheqësi 70-vjeçar vjen nga një familje industrialistësh që është kthyer në një dinasti politike.

Ai u zgjodh në Asamblenë Kombëtare në vitin 2018 dhe drejtoi partinë e Ligës Muslimane të Pakistanit-Nawaz (PML-N) pasi vëllai i tij më i madh u ndalua të mbante poste publike përgjithmonë pasi u shpall fajtor për korrupsion.

- Advertisement -

Khan, një lojtar i kriketit i kthyer në politikan, u shkarkua në orët e para të së dielës pasi 174 deputetë votuan kundër tij në parlament.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit