-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shenja që po tregon se fundi i botës është afër

Rekomandime

Frika e përfundimit të botës u bë më e madhe kur pastori i shquar krishter, Paul Begley, vëri në pah se tre asteroide iu drejtuan planetit Tokë, ashtu siç profetizohej në Bibël.

Konspiracisti biblik që predikon fundin e profecive të botës nga West Lafayette në Indiana të SHBA-ve, beson se “ditët e fundit janë afër”, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Pastor Begley deklaroi se ardhja e tre asteroideve, të cilat do t’i afroheshin Tokës të shtunën,, është një nga shenjat e shumta paralajmëruese të parathëna në shkrimet biblike.

Ai beson se tre asteroidët do të mbërrijnë në ditën e tretë të “pesë valëve të energjisë” që gjenden mbi planet – një ngjarje që ai thotë se mund të jetë më shumë se një rastësi e thjeshtë.

Predikuesi pretendonte “diçka e keqe po ndodh në qiej” dhe sugjeroi se ky mund të ishte zemërimi i Perëndisë.

- Advertisement -

Asteriodët më të afërt që do t’i afrohen Tokës janë vetëm 381.474 km larg, diametër ky që përafron më shumë se atë të hënës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit