7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Shërohen 561 persona, vetëm 10 pacientë me covid-19 janë në Infektivë

Rekomandime

Kishte raste kur mbi 60 pacient të prekur me COVID -19 ishin të shtrirë në Infektivë. Por, tani kur kanë kaluar gati dy muaj nga shfaqja e rastit të parë numri i të shtrirëve në këtë klinikë ka rëndë shumë.

- Advertisement -

Tani, këtu po qëndrojnë 10 pacient të prekur me virusin Korona.

Kjo pasi që dy raste të reja janë pranuar këtë të premte.

Doktoresha Ajete Aliu Bejta, nga Klinika Infektive thotë se gjendja e shumicës prej tyre është stabile.

- Advertisement -

Ajo bënë të ditur se gjatë ditës janë liruar 5 pacientë nga këtu, pasi të njëjtit janë krejtësisht të shëruar nga virusi Korona.

Përderisa pacientë të ri po shtrohen në Klinikë për trajtim, shumë të tjerë po lirohen për në shtëpi.

- Advertisement -

E 4 nga 5 pacientët e liruar të premten, i takojnë një familjes nga qytetit i Vitisë.

Ata po dërgohen në shtëpinë e tyre nga ekipi përkatës i institucioneve të shëndetësisë.

Ndërkohë, janë edhe Policia e Kosovës ata që i shoqërojnë të shëruarit gjatë kthimit në shtëpitë e tyre.

Ndryshe, trendi i uljes së rasteve të personave të prekur me Covid 19 po vazhdon tash e disa ditë.

Gjatë së enjtes, sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik në vend është shënuar vetëm një rast me virusin korona, ndërsa janë shëruar 28 të tjerë.

Në total deri më tash janë shënuar 861 raste me Covid 19, e 561 prej tyre janë shëruar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit