Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 152 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
- Advertisement -
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.343 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.792”, thuhet në njoftim.