1.1 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Shërohet edhe personi dytë i prekur me Coronavirus në Malishevë

Rekomandime

Është shëruar edhe personi i dytë i prekur me Covid-19 nga Malisheva.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur vetë zyra e Kryetarit të Malishevës nëpërmjet një komunikate për media.

“Bazuar në raportet dhe kontaktet e rregullta me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sonte në ora 21:02, përmes postës elektronike, është konfirmuar se edhe personi i dytë nga komuna e Malishevës, është shëruar, pasi edhe testi i dytë i bërë sot, ka dalë negativ”.

“Ky konfirmim është bërë nga ana e drejtorit të IKSHP-së, prof.Naser Ramadani, i cili e ka konfirmuar shërimin e pacientit, përmes postës elektronike, në adresë të nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Nënkryetari Berisha, e ka falënderuar IKSHP-në dhe drejtorin Ramadani, për përkushtimin e tyre në luftë kundër këtij virusi, si dhe Klinikën Infektive, për trajtimin e të prekurve deri në shërimin e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit