4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sherr ndërmjet vajzave të showbizit, ja kush u rrehën

Rekomandime

Një sherr i keq ka ndodhur mes vajzave të showbizzit shqiptar tre ditë më parë, konkretisht mes Kejvina Kthellës dhe mikeshës së saj modele Oriola Marashi me moderatoren Einxhel Shkira.

- Advertisement -

Sherri ka degjeneruar në përleshje fizike, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së Einxhelit në Liqenin e thatë.

Dëshmitarët kanë treguar se dy mikeshat e kanë rrahur moderatoren, dhe pas kësaj Einxhel ka bërë një denoncim ndaj dy modeleve në Postën e Policisë së Farkës.

Nuk raportohet akoma për masat e marra ndaj bukuroshe, por të treja vajzat kanë marrë lëndime fizike dhe janë parë me shenja në trup.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar vetë Einxhel për “Anabel.al”, teksa ka treguar se kishte pasur një zënkë me Kejvinën.

“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim, Kejvinën me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën,” tha Shkira, ndërsa tregoi se arsyeja ishte banale.

- Advertisement -

“Arsyeja ishte banale dhe nuk kishte pse të degjeneronte në sherr, kur mund të zgjidhej njerëzisht ose të evitohej fare. Akoma edhe sot, nuk e kam kuptuar qëllimin e saj, por nga ana tjetër më vjen shumë keq që u përfshiva në një situatë të tillë, si asnjëherë në jetën time dhe që ky lajm u bë publik”, deklaroi ajo.

Gjithashtu Kejvina dhe Oriola janë përfolur edhe për një zënkë me modelen Françeska Jaçe, por jo të agravuar deri në këtë shkallë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit