11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Sheshel: Në Afganistan krahas amerikanëve janë mundur edhe Kroacia, Shqipëria e Mali i Zi

Rekomandime

Kreu i radikalëve serb, Sheshel, ka deklaruar se në Afganistan krahas amerikanëve pësuan humbje edhe Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, ndërkohë që dënoi vendet e NATO-s për intervenimin atje, shkruan “Pravda”.

“NATO është planifikuar për hapësira evropiane, çfarë bëri atje? Atje humbje pësoi edhe Mali i Zi deri në rrëzim për toke, sikurse edhe Kroacia, nuk ka gjë e përjetuam edhe këtë”, tha ai.

- Advertisement -

Gazeta përkujton se Kroacia ka marrë pjesë në operacionet ushtarake në Afganistan që nga fillimi në 2003, që ishte kusht për hyrje në NATO, ndërsa vendimi ishte marrë nga Kuvendi i Kroacisë.

Në kuadër të kontingjentit ushtarak kroat kanë marrë pjesë edhe ushtarë nga Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia.

Në misionin vendimtar të mbështetjes kanë marrë pjesë mbi 10 mijë ushtarë, që ishin këshilltarë dhe instruktorë të ushtrisë afgane, ku këtë rol më së shumti e kishin amerikanët.

- Advertisement -

Kontigjenti kroat është marrë me mbrojtjen e objekteve dhe stërvitjen e forcës së sigurisë afgane, ndërsa në këtë rol kanë marrë pjesë edhe ushtarë nga vendet e regjionit si Shqipëria, Mali i Zi, BeH dhe Maqedonia, si nënshkruese të Kartës amerikano-adriatike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit