4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sheshel: “Vuçiçi ka blerë libra në internet për të mësuar si manipulohet” VIDEO

Rekomandime

“Ish-shefi i presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vucic, Vojislav Sheshelj, në një përshkrim të figurës së Vucicit ka thënë se “ai (Vuçici) ka blerë çfarëdo libri që ka gjetur në internet për të manipuluar me mediat”. Sheshelj ka thënë se Vucic është manipulues me njerëzit përmes “premtimeve të rrejshme të tij”.“Vucici është i shkolluar. Vucici është manipulues i madh i mediave. Për dallim nga Toma Nikoliq (ish presidenti i Sërbisë, vj), i cili kur s’ka dashur të lexojë libra, megjithëse gjithnnjë e kam shtyrë, i kam sugjeruar literaturë të caktuar, Vucici pandërprerë ka punuar në ngritjen e vetes. Ai ka porositur përmes internetit cdo gjë që ka mundur të gjejë mbi manipulimin mediatik, mbi manipulimin me njerëz. Ai tani manipulon me të gjitha mediat në Serbi. Ai manipulon me të gjithë popullin në Serbi. Ai, thjeshtë, me ato premtimet e tij të rrjeshme ka arritur të manipulojë pjesën më të madhe të qytetarëve dhe ka arritur një popullaritet të madh”, ka thënë Sheshelj.

- Advertisement -

Një Institut Suedez, V-Dem, në shtator 2020 e ka cilësuar Serbinë si një “autokraci elektorale” duke e radhitur atë në vendin e 139 nga 179 shtete të përfshira në Indeksin e Demokracive Liberale. Instituti ka theksuar se Serbia është e radhitur më së keqi nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Aleksander Vucic, politikani më i fuqishëm i Serbisë, dikur kishte shërbyer si konobar i Vojsllav Sheshel e Sllobodan Milloshevic”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit