Radikali serb Voislav Sheshel nuk pret një luftë të re në Ballkan.
Ai vlerëson se fitorja e Biden mund të rrisë pritjet e shqiptarëve, por që për momentin Serbia është një shtet superior ushtarak me investime të mëdha në ushtri.
Sipas mendimit të tij, bashkësia ndërkombëtare sot në Ballkan ndjek një politikë pensionimi dhe eleminimi nga politika e të gjithë politikanëve të përfshirë në konflikte ushtarake. Kjo po ndodh tani në Kosovë, tha ai.
“Nuk pres që Hashim Thaçi të gjykohet. Por ai nuk do të jetë më faktor në politikë”, është shprehur ai. (INA)
.