Shfaqet harta e Hungarisë së madhe, e cila trondit serbët.
Harta e Hungarisë së madhe ka shqetësuar edhe rumunët të cilët kanë reaguar në UEFA.
Mediumi serb, “Veçernj Novosti”, satelit i Aleksandër Vuçiqit, ka shkruar me nervozizëm mes të tjerash: “Një nga lajmet kryesore të ditës është se UEFA ka lejuar hungarezët të shfaqin simbolet e ‘Hungarisë së Madhe’, një vend që nuk ekziston më.
Simbolet, kryesisht flamujt, me një hartë që përfshin pothuajse të gjithë Kroacinë, pjesë të Sllovenisë, Austrisë, Sllovakisë, Rumanisë, Ukrainës dhe Serbisë, dyshohet se u lejuan në ndeshjet pasuese të ekipit kombëtar hungarez.
Megjithatë, ndërkohë, informacione të reja vijnë nga Rumania, e cila ka ngritur zërin e parë kundër këtij vendimi të UEFA-s.
Federata e Futbollit të Rumanisë i kërkoi UEFA-s një shpjegim dhe një përgjigje ka pasuar nga Nyoni.
UEFA nuk ka miratuar dhe nuk do të lejojë shfaqjen e simboleve të përmendura nga Federata e Futbollit të Hungarisë në ndeshjet ndërkombëtare evropiane.
Rumunët besojnë gjithashtu se ideja origjinale e Hungarisë ishte në kundërshtim me dispozitat e rregulloreve të UEFA-s në lidhje me përmbajtjen provokuese dhe politike”.