Ish-krytari i Partisë Demokratike dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë një gjest aspak të hijshëm, ai ka publikuar një fotomontazh të Vucicit, me anë të së cilës ka fyer rendë Presidentin Thaçi, transmeton Gazeta Metro.
Në një fotomontazh, ku vërehet Presidenti serb, Aleksandër Vucic me frizurën e Presidentit Thaçi, ish-krytari i PD’së, Sali Berisha ka zgjedhur që ta publikoj në Facebook’un e tij sot pasdite duke e ofenduar rëndë Thaçin, shkruan Gazeta Metro.
Ka kohë që Sali Berisha është shfrenuar me postimet e tija të pa përgjegjshme në rrjete sociale, kësaj radhe ai ka ofenduar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Një gjë të tillë Berisha e ka bërë edhe ndaj politikanëve e liderëve të tjerë si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.
Siç mund ta shihni në foton e mëposhtme, Sali Berisha ka ka bërë një gjest aspak të hijshëm, që nuk i takon aspak një ish-kryetari dhe kryeministri shqiptar, duke bashkëdyzuar pamjen e Vucic me atë të Thaçit.
Pas publikimit të kësaj fotomontazhe, Berisha ka marrë komente të shumta negative, duke u kritikuar ashpër për gjestin e ulët dhe fyes ndaj presidentit Thaçi.
Gjithashtu ky postim ka gjetur edhe mbështetjesh me reagime të ndryshme në Facebook’un e tij, me mbi 2000 përcjellës./gazetametro.net