1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shi, borë dhe përmbytje, parashikimi i motit për këtë fundjavë

Rekomandime

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë javës së ardhshme në vend. Në fundjavë pritet të ketë reshje të shiut, që në përfundim të vendit mund të jenë më intensive me mundësi edhe për përmbytje, derisa në zona malore pritet që të bie edhe borë, raporton Express.

- Advertisement -

22.01.2021 – Cikloni Hortense që ka depërtuar nga Atlantiku mbi Italinë veriore dhe ditën e nesërme edhe në veri të rajonit tonë, do të mundësojë mbi vendin tonë mot kryesisht me vransira dhe të reshura shiu, të cilat në perëndim mund të jenë më intensive.

Ditën e diel një tjetër ciklon kalon më në qëndër të gadishullit Ballkanik, e që nga Shqipëria dhe vendi ynë sjell sërish reshje shiu, më intensive në perëndim të vendit nga Alpet Shqiptare. Në zona malore priten edhe të reshura bore të intensitetit mesatarë. Reshjet më intensive në perëndim të vendit në këto dy ditë edhe mund të sjellin përmbytje në këtë pjesë.

Ditën e hënë reshjet e shiut vazhdojnë orëve të mëngjesit që ka gjasa të shndërrohen edhe në borë. E ditën e martë do të mbajë mot më i ftohtë, ku pritet të bien reshje bore, vende-vende me një intensitet mesatarë, që mund të formojnë shtresë dëbore edhe deri në 10cm.

- Advertisement -

Indeksi i cilësisë së ajrit pritet të përmirësohet në ditët e ardhshme, pasi që do të kemi këtë mot mjaft dinamik dhe me erëra jugore të cilat shpërndajnë ndotësit ajror, e cilësia e ajrit do të jetë brenda vlerave të mjaftueshme por edhe të mira.

23.01 – Kryesisht me vransira dhe erë. Ditën edhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje lokale shiu. Në vise malore me reshje bore.

- Advertisement -

24.01 – Kryesisht me vransira dhe erë. Në perëndim të vendit me reshje shiu të cilat më vonë do të jenë më intensive, e pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu shtrihen edhe në pjesët tjera të vendit. Në vise malore reshjet e borës do të bien me intensitet mesatar.

25.01 – Orëve të mëngjesit reshjet e shiut vazhdojnë, e do të shndërrohen edhe në borë. Do të fryjë edhe erë mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme. Ditën vransira dhe intervale me diell. Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten sërish reshje shiu.

26.01 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me borë, që vende-vende do të bie me intensitetit mesatarë.

27.01 – Ftohtë, kryesisht vranët, herë herë me rrebeshe të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit në fundjavë mbesin të larta, e javën e ardhshme në rënie. Minimalet zbresin nga 4C në -5C, javën e ardhshme, e maksimalet zbresin nga 10C, në 1C ditën e mërkurë.

Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga juglindja 7-14m/s, e ditën e hënë me hove edhe deri në 20m/s (72km/h).

Shtypja atmosferike deri të dielen zbret thellë nën vlera normale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit