4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Shifra alarmante: 29 mijë nxënës më pak, ikën jashtë Kosovës

Rekomandime

Nëse vazhdon trendi i tkurrjes së popullsisë, Kosova në dekadat e ardhshme do të mbesë me numër të vogël të nxënësve dhe mund të shtohet numri i shkollave të mbyllura.Vetëm këtë vit shkollor janë afro 11 mijë nxënës më pak sesa vitin e kaluar. Arsye sipas ekspertëve të demografisë e njohësve të çështjeve të arsimit janë rënia e natalitetit dhe ikja e të rinjve jashtë vendit, raporton KTV.Demografi, Rifat Blaku, këtë situatë e konsideron alarmante për shtetin. Largimin e të rinjve jashtë vendit dhe numrin e vogël të lindjeve në Kosovë ai e lidh me gjendjen e rëndë ekonomike.

- Advertisement -

Sipas tij, duhet një analizë profesionale e shkencore për të menaxhuar migrimin, në të kundërtën, thotë se Kosovën e pret një situatë e pakëndshme rreth numrit të popullsisë.Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Arsimit, këtë vit shkollor Kosova ka afro 29 mijë nxënës më pak sesa para 5 vjetëve. Këto statistika i konsideron shqetësuese edhe njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, mirëpo sipas tij, situatë e njëjtë është në gjithë Evropën Juglindore.

Për këtë arsye vlerëson se duhet të bëhet një riorganizim i rrjetit të shkollave në përputhje me situatën e re.

Ndërkaq në zonat ku transporti është i pamundshëm Pupovci vlerëson se qoftë edhe për një nxënës të vetëm, shkollat duhet të mbesin të hapura.Shqetësim për uljen e numrit të nxënësve në Kosovë ka shprehur ditë më parë edhe ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami.

- Advertisement -

Bajrami ka paralajmëruar se shumë shpejt do të kenë shifrat e sakta dhe më pas do të nisin me reforma për riorganizimin e rrjetit të shkollave në tërë territorin e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit