Virusi Covid-19 po shënon raste të reja të prekura çdo ditë e më shumë në tërë botën, e që cak infektimi deri më tani janë vendet e Europës, transmeton Gazeta Metro.
Ndër këto vende është edhe Holanda, e cila deri më tani ka regjistruar mbi 10 mijë persona të prekur nga ky virus vdekjeprurës.
Sipas autoriteteve shëndetësore të këtij vendi, 10mijë e 899 persona janë infektuar me virusin korona deri më tani, kurse numri i viktimave ka shkuar në 771.
Siç raporton Reuters, vdekjet nga ky virus janë më të ulëta gjatë këtyre ditëve, e në një adresim për media, Instituti Kombëtar i Shëndetit (RIVM) në Holandë, kanë deklaruar se së fundmi janë konfirmuar 1 mijë e 104 raste të prekura me Covid-19, duke kaluar kështu shifrën mbi 10 mijë persona të infektuar.