1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Shikojeni se si Luftanija Amerikane zmbrapsi atë ruse në Detin Arabik

Rekomandime

Një luftanije ruse ju afrua “me agresivitet” një luftanije të klasës shkatërrues të Marinës Amerikane derisa ishte duke operuar në Detin Arabik të Veriut të enjten, duke injoruar paralajmërimet nga anija amerikane dhe duke rritur rrezikun e një përplasjeje, njofton Flota e Pestë e Marinës së SHBA’së.

“Të enjten, 9 janar, ndërsa po kryente operacione rutinë në Detin Arabik të Veriut, USS Farragut, iu afrua në mënyrë agresive një anije ruse e marinës së saj”, njofton Flota e Pestë e Marinës amerikane, e cila mbikëqyr operacionet detare në Lindjen e Mesme, thuhet në deklaratën e tyre.

Fillimisht anijes ruse iu kërkua që ajo të ndryshonte kursin për të mos u përplasur me anijen amerikane. Ajo fillimisht refuzoi, por përfundimisht ndryshoi kursin”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -

Një zyrtar i marinës amerikane thotë se Farragut është pjesë e grupit përcjellës të aeroplanë mbajtëses USS Harry S. Truman dhe USS Farragut ka për detyrë të vëzhgojnë për mundësinë që anijet e mundshme armiqësore për t’i parandaluar ata të afrohen tek aeroplanmbajtësja.

Dy zyrtarë të mbrojtjes thanë që anija ruse ishte afro 180 metra larg anijes amerikane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit