5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Shiti të gjitha bizneset për të vizituar botën, gjermani Gregori Stark jep përshtypjet e tij për Kosovën

Rekomandime

Para disa ditësh, ai mori një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. Shiti gjithë kapitalin që kishte: Për të vizituar botën.

Është ky gjermani Gregori Stark, i cili ka zgjedhur që destinacioni i radhës i vizitës së tij, të jetë Kosova. Ai ka thënë se ky vend është i mrekullueshëm, ashtu sikurse njerëzit e saj.

“Deri sot kam qenë në 24 shtete, duke filluar nga Kanadaja, Zelandës së Re, në Azi dhe në vende të ndryshme të Evropës. Dhe për këtë arsye e kuptova që mua më pëlqen shumë udhëtimi. Por, me paratë që kisha, mund të udhëtoja vetëm dy javë. Kështu që vendosa të bëj diçka më të çmendur: të shes gjithë kapitalin tim në Gjermani, që ta shëtisë gjithë botën”.

- Advertisement -


Gregori ka një javë që po qëndron në Kosovë. Ishte Prizreni dhe Prishtina vendet që ka vizituar, dhe ka mbetur i mahnitur me mikpritjen e njerëzve këtu.

“Në Kosovë jam tash e dy javë. Kam takuar shumë njerëz të mirë. Dhe nga ajo që kam parë këtu, do të kaloj shumë mirë edhe në ditët e ardhshme. Sepse, po mendoj të qëndroj ende”, shtoi më tej Gregori Stark.

Lista e vendeve që dëshiron të vizitojë është e madhe.

- Advertisement -

Dhe sipas tij, sakrifica që ka bërë ia ka vlejtur, sepse të shëtisësh botën është përvoja më e mirë për të.

“Nuk jam penduar aspak nga ajo që kam bërë. Mua më pëlqejnë aventurat. Dhe në përgjithësi më pëlqejnë gjerat e çmendura. Kështu që mendoj që ja ka vlejtur e gjithë kjo sakrificë”, tha ndër të tjera Gregori Stark.

- Advertisement -

I mahnitur me “aventurën” në Kosovë, Gregori Stark ka thënë se këtë udhëtim do ta mbajë gjatë në mendje./RTV Dukagjini

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit