4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shkarkimi i 12 ambasadorëve, Gërvalla jep detaje sot në konferencë

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me shkarkimin e 12 ambasadorëve nga pozitat e tyre diplomatike.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kushtrim Ahmeti.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme (sot)”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar se bëhet fjalë për 12 ambasadorë.

- Advertisement -

Të liruarit nga detyra, e që mbanin postin e ambasadorit, janë: Beqë Cufaj në Gjermani, Nait Hasani në Shqipëri, Arbër Vllahiu në Çeki, Lirim Grejqevci në Holandë, Shpend Kallaba në Hungari, Gezim Kasapolli në Kroaci, Avni Kastrati, Gjergj Dedaj në Maqedoni, Hajdin Abazi, Ylber Hysa në Mal të Zi, Avni Arifi në Emiratet e Bashkuara e Amir Ahmeti në Katar.

Ndërsa ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, njoftoi se tashmë i ka ardhur dekreti nga presidentja për t’u liruar nga misioni. Mandati i Gashit ka kohë që ka përfundaur, ndërsa për t’u liruar nga detyra ka kërkuar vetë Gashi në dhjetorin e fundit.

- Advertisement -

“Pas kërkesës sime të bërë në dhjetor të vitit të kaluar, sot kam pranuar dekretin e Presidentes për mbarimin e misionit tim në Paris”, ka theksuar Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit