1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shkarkohet drejtori i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan, Isuf Ibërdemaj

Rekomandime

Drejtori i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan, Isuf Ibërdemaj, është shkarkuar nga pozita e tij nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

- Advertisement -

Në vendimin e MD-së thuhet se shkarkimi ndodhi si pasojë e shkeljeve ligjore që ishin bërë në këtë qendër, më datë 28 shtator të këtij viti.

“Me datë 13.10.2021, Ministria e Drejtësisë ka pranuar raportin e inspektimit nga Inspektorari i MD-së, ku konstatohen se ish-drejtori i Qendeës së Paraburgimit në Prishtinë, Isuf Ibërdemaj, ka lejuar daljen dhe përcjelljen e të burgosurit B.M. nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për daljen dhe përcjelljen e personave të burgosur, përkatësisht ka lejuar daljen dhe përcjelljen e të burgosurit B.M. pa shkresa zyrtare, por vetëm me komunikim gojor, gjë e cila është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve,” thuhet në vendim.

Vendimi i plotë:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit