2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shkarkohet ministri malazez që mohoi mizorinë serb në Bosnje

Rekomandime

Parlamenti i Malit të Zi shkarkoi Ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, me 43 vota pro të deputetëve, 27 kundër dhe 10 abstenime Pas një vendimi të tillë të parlamentit, Fronti Demokrat (DF), aleat i kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç ka njoftuar se do të bojkotojë qeverinë dhe parlamentin.

“Unë ju bëj thirrje që të heqim qafe DPS-in në mënyrë që të mos ndërtojmë më tej Malin e Zi me ata. Të mblidhemi sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vendosim se çfarë të bëjmë më tej”, tha deputeti i DF-së, Slaven Radunoviç.

- Advertisement -

“Deri atëherë, ne nuk do të hyjmë më në plenum, nëse keni një shumicë të re, thjesht shkoni me ta. Kjo vlen edhe për udhëheqjen e Kuvendit, sepse tani ne jemi në situatën në zero dhe në kërkim të një marrëveshje të re”, tha Radunoviç.

Leposaviç kishte mohuar gjencidin serb ndaj myslimanëve në Bosnje-Hercegovinë dhe kjo kishte shkaktuar incident diplomatik mes dyja vendeve. Ndërkohë, ligjvënësit malazez përmes një votimi kanë njohur gjencidin serb të kryer ndaj myslimanëve të Bosnje dhe Hercegovinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit