Skënder Behrami punëtor i administratës së klinës përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se një këmbësor është shkelur në Klinë shkruan Kosova ime.
Statusi i tij pa ndërhyrjen e redaksisë:
Trishtuar nga papërgjegjësia
N ‘midis qendre, në vendkalim për këmbësor, t ‘shkel biri i botës se nuk të shef maje touareg-u. Nuk t ‘llogaritë as sa një mizë sepse dënohet simbolikisht ose hiq fare. Vetëm pak metra më larg, para disa vitesh, ka dhënë shpirt F.H. një prind i ri në moshë, ish ushtar i UÇK-së, shkaku i bosëve “n ‘bisht të ballanes” që nuk shohin për toke, e nuk respektojnë shenja komunikacioni. Ndërsa sot, nën rrotat e një touareg-u, në vendkalim për këmbësor, e pësoj një grua e re. Uroj që ajo të ketë fatin e të jetoj./kosovaime.tv