-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shkëlzen Gashi nuk e tërheq deklaratën, por jep shpjegime

Rekomandime

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit – Shkëlzen Gashi, ka reaguar ndaj linçimeve që iu bënë këtij të fundit, pasi në emisionin Frontal të T7 akuzoi Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, se ka kryer krime lufte.

- Advertisement -

Gashi nuk e tërhoqi deklaratën e tij por dha shpjegime duke thënë se “Unë nuk ka thënë që UCK’ja ka kryer krime, por individë të UCK’së (keqpërdorues të uniformës së UCK’së”, ka shkruar Gashi.

Tutje, Gashi thotë se lufta e popullit tonë për liri dhe pavarësi mbrohet atëherë kur pastrohet nga krimet e individëve.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Gashit:

- Advertisement -

“Unë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por INDIVIDË të UÇK-së (keqpërdorues të uniformës së UÇK-së), qofshin edhe të lartë në hierarkinë e saj (ky nuk është mendim imi, por këto janë vendime të gjykatave të ICTY-së, UNMIK-ut, EULEX-it, si dhe mendime të raporteve të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Human Rights Ëatch e Amnesty International). UÇK-në dhe luftën e popullit tonë për liri e pavarësi e mbrojmë kur pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer ato në emrin tonë.
Kosovën e mbrojmë nga Gjykata Speciale dhe sulmet tjera që thonë se Kosova është krijesë e një ndërmarrjeje kriminale, vetëm kur ne vetë i dënojmë ata që në emrin tonë kanë kryer krime kundër civilëve të pafajshëm. Kështu e kanë mbrojtur kroatët Kroacinë, kështu duhet ta mbrojmë edhe ne Kosovën.
E vërteta për intervistën dhe intervistat e mia është e tëra. Ju lus mos u shërbeni me copëza të prera qëllimkëqija, shihini në tërësi ato. Po ashtu, ju mirëpres me komente, kritika, sugjerime, rekomandime pasi ta keni parë në tërësi intervistën që po e bashkëlidhi në koment.
Për fund, ju lus, ta shpërndani këtë!”, shkruan Gashi.

Ndaj deklaratës së Gashit kanë reaguar edhe garda e vjetër e VV’së si Hysen Durmishi, Mimoza Shala, Enver Haliti e të tjerë.

- Advertisement -

Të gjithë këta kërkuan shkarkimin e Gashit për shkak të deklaratave të tij.

Përvec këtyre, ka reaguar edhe kryetari i OVL UCK’së, Hysni Gucati, duke thënë se Gashi po e bën avokatin e Serbisë.

Gjithashtu, edhe Andin Hoti, djali i atdhetarit Ukshin Hoti, reagoi ndaj tij duke e quajtur Gashin “zagar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit