9.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Shkencëtarët: Rënia e ndotjes së ajrit mund të sjellë më shumë vapë

Rekomandime

Përpmirësimi i madh i cilësisë së ajrit si rrjedhojë e pandemisë mund të sjellë temperatura më të larta dhe më shumë reshje gjatë këtij viti, thonë shkencëtarët.

- Advertisement -

Me fabrika të mbyllura dhe rrugë pothuajse të zbrazura, ndotja e ajrit në qytetet aziatike, evropiane dhe amerikane ka rënë për 60 për qind në javët e fundit. Mungesa e tymit e ka bërë qiellin më të kaltër dhe disa banorë në veri të Indisë i kanë parë Himalajet për herë të parë në 30 vjet.

Kur ajri ka më pak mikrogrimca dhe gazra ndotës, më shumë rreze të Diellit do të arrijnë në sipërfaqen e Tokës, shkruan “The Guardian”.

“Me sasi më të vogla të aerosoleve në atmosferë, më shumë rrezatim nga Dielli do të arrijë në sipërfaqe dhe kështu mund të kemi temperatura më të larta në sipërfaqe në rajonet që zakonisht kanë nivel më të lartë të ndotjes së ajrit”, tha Laura Wilcox, shkencëtare e klimës në Universitetin e Reading-ut.

- Advertisement -

Shikuar në një aspekt më afatgjatë dhe në zona më të mëdha, koronavirusi pritet të ketë edhe efekt klimatik, duke e përshpejtuar ndryshimin e klimës. Rënia e madhe e ndotjes së ajrit pritet ta përshpejtojë ngrohjen globale në të ardhmen.

Në skenarin më ekstrem, rezultatet e hulumtuesve tregojnë se dita më e nxehtë e vitit mund të jetë 4 gradë më e nxehtë në vitin 2050. Një e treta e kësaj ngritjeje do të shkaktohej nga qielli i pastër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit